E mbani mend Miriam Canin e 18 viteve më parë?

  • G.G /
  • 27 December 2021 - 10:15
E mbani mend Miriam Canin e 18 viteve më parë?

Ky fundvit e ka gjetur Miriam Canin shumë nostalgjike. Këtë e provojnë postimet e fundit në rrjetet sociale të këngëtares, e cila ka kujtuar kohën kur ka qenë pjesë e grupit “Preluders”. Miriam ka ndarë disa klipe të realizuara 18 dhe 19 vite më parë, ku duket më e vogël dhe me stilin e atëhershëm të flokëve e veshjeve.

“Kujtime të mrekullueshme”, ka shkruar Miriam krah videove.
Vitet e fundit ajo ka qenë më e tërhequr nga muzika, duke iu dedikuar plotësisht fëmijëve, Duam dhe Ameli, por pak javë më parë solli bashkëpunimin e shumë dëshiruar me Albanin të titulluar “Zemër mbi zemër”.

(Kosova Sot Online)