Kush është i dashuruar me Kylie Jenner

  • A.P /
  • 28 December 2021 - 14:40
Kush është i dashuruar me Kylie Jenner

Modelja e famshme, Kylie Jenner tani mund të jetë e qetë pasi një nga fansat e fiksuar pas saj është arrestuar.

Burimet e zbatimit të ligjit amerikan kanë konfirmuar për “TMZ”, se fansi i Kylie, i quajtur Jrue Mesgan është vënë në pranga, pasi mbi të rëndon akuza për futje të paautorizuar në shtëpi private, saktësisht në rezidencën e Kylie Jenner.

Fansi i flaktë i Kylie ishte vënë re nga roja e sigurisë në momentet e futjes në shtëpinë e yllit të “Keeping up with Kardashians”. Ai ka tentuar përsëri t’i afrohet vendndodhjes duke u arrestuar përfundimisht për shkelje të urdhrit të gjykatës.

“Unë kam frikë prej [tij] sepse ai vazhdon të kthehet në shtëpinë time edhe pasi u arrestua për shkelje,” vazhdoi miliarderja. “Kam frikë se nëse nuk më jepet një urdhër ndalimi, [ai] do të vazhdojë përpjekjet e tij për të hyrë në shtëpinë time.”

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, e cila tha se “asnjëherë nuk e ka takuar apo komunikuar”, vuri në dukje në raport se ai është përpjekur ta shohë atë në “raste të shumta” gjatë dy muajve të fundit.

Kylie ka pasur shumë probleme me fansat e fiksuar, pasi edhe në fillim të këtij muaji një burrë 23-vjeçar i armatosur.

(Kosova Sot Online)