Fifi paralajmëron diçka të re, ja se çfarë tha ajo

  • G.G /
  • 13 January 2022 - 15:03
Fifi paralajmëron diçka të re, ja se çfarë tha ajo

Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi, e njohur ndryshe për publikun si Fifi, së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes.

Fifi, ka qenë banore e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku gjatë kohës së qëndrimit në “BBV”, ajo u komentua mjaft shumë në mediat rozë, e më së shumti për ‘lidhjen’ e saj me një ish-banorin, Granit Cana.

Gjatë kohës sa ajo ishte brenda shtëpisë kishte realizuar një këngë të cilën e publikoi pas daljes dhe ‘shpërtheu’ nga klikimet, me titullin “Diell”.

Si duket Fifi nuk po ndalet sa i përket projekteve muzikore, ajo së fundmi ka postuar një foto në InstaStory, ku ka shkruar:“Nanusha Fifi ka me ju befasu me shumë sene t’mira, vijnë së shpejti”.

(Kosova Sot Online)