Alketa Vejsiu infektohet me Omicron

  • A.P /
  • 13 janar 2022 - 16:03
Alketa Vejsiu infektohet me Omicron

Përmes disa postimeve në “Instastory”, moderatorja Alketa Vejsiu ka zbuluar se është infektuar nga Omicron dhe për momentin që qëndron në izolim.

E pyetur nga ndjekësit në lidhje me simptomat që ka pasur, Vejsiu e ka krahasuar Omicron të ngjashëm me një grip të lehtë.

 

“Si grip i lehtë, dhimbje fyti, kollë, pak debulesë! Më i lehtë se Covidi. Ndoshta ka ndihmuar dhe vaksinimi me dy doza dhe fakti që e kam kaluar njëherë vjet Covidin. Tamponin nga hunda bëra unë”, ka treguar moderatorja.

 

Tashmë, Alketës do ti duhet që të kalojë disa ditë në shtëpi, ndërkohë që çdo të hënë transmetohet emisioni i dashurisë që ajo drejton.

Të parët që u infektuan ishin opinionistët e emisionit, Bleona Qerreti dhe Robert Aliaj, të cilët po ashtu thanë se e kaluan pa simptoma të rënda.

(Kosova Sot Online)