Nermini e martuar me biznismenin e njohur

  • A.P /
  • 06 February 2022 - 12:25
Nermini e martuar me biznismenin e njohur

Lumturia e dy të rinjve u ndal në gjysmë për tu përballur me shumë sfida në jetët e tyre të ndara. Kjo ishte historia e serialit turk “Jetë e hidhur” që u transmetua në ekran.

Në rolet kryesore në këtë serial ishin Kenan İmirzalıoğlu në rolin e “Mehmet Kosovës” dhe Selin Demiratar në rolin e “Nerminit”. Për dyshen e njohur të kinematografisë truke shikusit e serialit kanë ende interes.

“Selinin” ka vite që nuk e keni parë në ndonjë rol të ri. Siç raportojnë mediat turke aktorja është duke i jetuar ditët e lumtura të martesës me biznesmenin Mehmet Ali Cebi.

Aktorja 38 vjeçare është shumë e rezervuar si i përket publikimit të fotografive me bashkëshortin e saj 10 vite më të vjetër.

Kujtojmë se Selin Demiratar dhe i dashuri i saj biznesmen Mehmet Ali Cebi janë martuar në vitin 2022, dyshja kishin organizuar një ceremoni private vetëm me familjarët e tyre.

Image


(Kosova Sot Online)