
Lexoni edhe:
Teyana Taylor shkëlqen në tapetin e kuq
Tensioni në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka prekur fundin, duke degraduar në ofendime të rënda personale dhe familjare që kanë shokuar banorët dhe publikun, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Protagonistë të këtij sherri të ashpër kanë qenë Rogerti dhe Mateo. Në tentativë për të provokuar, Rogerti ka kaluar çdo limit etik duke iu drejtuar Mateos me një pyetje banale dhe denigruese lidhur me motrën e tij: “Me sa meshkuj njëkohësisht ka bërë seks motra jote?”
Teyana Taylor shkëlqen në tapetin e kuq 
Lexoni edhe:
Ky koment ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm dhe të furishëm të Mateos, i cili është kthyer ndaj tij duke bërtitur:
“O qelbanik! Ti do më bësh provokim mua? Fytyra jote?”
Situata ka qenë kritike dhe gati të precipitojë në përplasje fizike, por ndërhyrja e menjëhershme e banorëve të tjerë, të cilët janë futur në mes për t’i ndarë, ka shmangur përshkallëzimin e dhunës.
Ky moment pritet të jetë temë diskutimi në Prime, pasi prekja e familjes në mënyrë kaq eksplicite konsiderohet thyerje e rëndë e etikës.
(Kosova Sot Online)