Fero lajmërohet nga Dubai, i ka dy fjalë

  • A.P /
  • 03 March 2026 - 08:05
Fero lajmërohet nga Dubai, i ka dy fjalë

Fero ka reaguar përmes një postimi në InstaStory, pasi ka marrë një numër të madh mesazhesh nga ndjekësit e tij që janë shqetësuar për sigurinë e tij për shkak të situatës së tensionuar në rajonin ku ai ndodhet aktualisht, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Përmes një mesazhi të shkurtër, artisti ka bërë të ditur se ndodhet në Dubai dhe është mirë, duke siguruar fansat se nuk ka asnjë arsye për shqetësim.

“Faleminderit shumë krejtve që më keni shkrujt dhe keni pyet për mua. Jam mirë, jam safe, mos u bëni merak. Respekt maksimal për gjithë kujdesin që ma keni tregu”, ka shkruar Fero në InstaStory.

Image

(Kosova Sot Online)