Të famshmet që nuk e ndërruan asnjëherë ngjyrën e flokëve

  • A.P /
  • 07 February 2022 - 14:53
Të famshmet që nuk e ndërruan asnjëherë ngjyrën e flokëve

Disa të famshëm vazhdimisht ndryshojnë ngjyrën e flokëve.

Por çuditërisht ka edhe prej tyre që këmbëngulin të mos i lyejnë kurrë flokët.

Në vend të kësaj, ata preferojnë ngjyrën e tyre natyrale të flokëve.

Kendall Jenner

Kendall Jenner zbuloi në një reklamë të “Calvin Klein” se nuk i ka lyer kurrë flokët.

Edhe pse ka përdorur paruke dhe ka provuar pamje të ndryshme, asaj i pëlqen t’i mbajë flokët natyralë.

Paris Hilton

Paris Hilton është e njohur për flokët e saj bionde. Ajo zbuloi në vitin 2016, se nuk i ka lyer kurrë flokët e saj, por i pëlqen të mbajë paruke për të provuar pamje të ndryshme pa u shqetësuar për “dëmtimin” e bojës së flokëve.

Julianne Moore

Julianne Moore është një nga flokëkuqet më të famshme në Hollivud dhe do të donte të vazhdonte kështu. Ajo nuk ka në plan të ndryshojë ngjyrën e flokëve së shpejti.

Nicki Minaj

Këngëtarja Nicki Minaj ka provuar shumë modele flokësh.

(Kosova Sot Online)