Fustani ikonik i Madonës del në ankand

  • A.P /
  • 27 February 2022 - 09:20
Fustani ikonik i Madonës del në ankand

Fustani rozë i stilit Marilyn Monroe i veshur nga ylli i popit Madonna në videoklipin e saj “Material Girl” të vitit 1984, bashkë me baterinë e grupit legjendar “Beatles”, janë disa nga artikujt që priten të dalin në ankand në Kaliforni.

Fustani ikonë i mbretëreshës së popit, së bashku me byzylykë me diamantë, vlerësohet të kushtojë midis 100,000 deri në 200,000 dollarë.

Veshja u shfaq fillimisht në një prodhim televiziv të vitit 1980, për aktoren e njohur Marilyn Monroe dhe u mor me qira nga një kompani filmike për t’u përdorur në videoklipin e artistes.

Videoja u frymëzua nga performanca e Monroe në këngën “Diamonds are a Girl’s Best Friend”, për filmin e vitit 1953 “Gentlemen Prefer Blondes”.

“Është një nga veshjet më historike dhe ikonike të Madonna-s, shumë pak artikuj që janë kaq ikonikë të saj janë në domenin publik”, thotë drejtori i ankandit Darren Julien.

Image


(Kosova Sot Online)