Dhurata Dora shfaqet e mahnitshme në fotot e fundit

  • G.G /
  • 22 February 2022 - 11:53
Dhurata Dora shfaqet e mahnitshme në fotot e fundit

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, momentalisht ndodhet në Londër.

Ajo po shijon një periudhë të bukur, ndërkohë që është tejet e angazhuar me mbrëmje e koncerte.

Duke qenë se është mjaft aktive dhe shpërndan me fansat fotografi e video të ndryshme, ajo edhe kësaj radhe solli një kolazh të ri.

Në një kostum ngjyrë portokalli që ia vë në pah linjat trupore dhe flokë të valëzuara, krijuesja e hitit “Zemër” bëri që të komentohet në masë të madhe.

Të shumta kanë qenë komplimentet në hapësirën për komente duke e përgëzuar për dukjen atraktive.

Postimi për vetëm pak minuta mblodhi mbi 25 mijë pëlqime.

Dhurata po vazhdon punën për këngë të reja, ndonëse po shijon suksesin e “Criminal”.

(Kosova Sot Online)