Elvana Gjata publikon videon 'funny' me prindërit

  • A.P /
  • 25 February 2022 - 16:36
Elvana Gjata publikon videon 'funny' me prindërit

Këngëtarja është mjaft aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit jo vetëm detajet rreth jetës profesionale por edhe postime nga jeta e saj personale. Dhe këtu zënë një vend të mirë postimet me prindërit e saj.

Artistja sapo ka lançuar këngën e re në bashkëpunim me Bardhin. Dhe ka dashur që edhe prindërit e saj ta dëgjonin këtë projekt. Teksa ndodhej në makinë me të atin dhe të ëmën, Elvana u ka vendosur atyre në sfond këngën.

Mirëpo, asnjëri nuk ka qenë i përqëndruar për ta dëgjuar atë. Elvana ka publikuar një video në Instagram ku dy prindërit e saj shihen totalisht të përqëndruar në telefonat e tyre. Babai i saj po bën një telefonatë, kurse nëna duket se po navigon në Internet.

“Po i tregoj mamit dhe babit këngën time të re”-thotë ajo në video teksa fokuson dy prindërit e saj.

 

(Kosova Sot Online)