
Melinda vë në fokus linjat e trupit

Është një ndër reperet më të suksesshme shqiptare, dhe Melinda Ademi gjithashtu njihet si një ndër femrat më joshëse të estradës.
Me mbi një milion ndjekës në llogarinë e saj personale në Instagram, Melinda vjen çdo herë me imazhe të ndryshme atraktive që pëlqehen nga fansat e saj.
Edhe së fundmi, Melinda postoi disa foto me të cilat mori vëmendje, teksa ekspozoi linjat tërheqëse të trupit.
Melinda dukej tejet atraktive e veshur në një trupore të ngushtë ngjyrë rozë, ndërsa realizoi foto në dhomën e saj të gjumit.

(Kosova Sot Online)