Aktorja e njohur për Zelenskin: Ai është një lider i vërtetë

  • A.P /
  • 28 February 2022 - 16:07
Aktorja e njohur për Zelenskin: Ai është një lider i vërtetë

Edhe pse ka lindur në Kanada, aktorja e njohur dhe ylli i serialit “Big Sky” Katheryn Winnick me zemrën e saj ndodhet në Ukrainë, vend nga janë prindërit e saj.

Prindërit e Katerinës kanë lindur në Ukrainë dhe ajo konsiderohet gjithashtu një ukrainase krenare. 

Përveç të gjithëve që flisnin ukrainisht në shtëpinë e saj, Katheryn ndoqi gjithashtu një shkollë ukrainase për 16 vjet.

"Unë jam krenare që jam ukrainase. Ne kemi tradita dhe kultura të ndryshme, shpirti ukrainas është i pathyeshëm dhe shumë këmbëngulës," tha ajo për Fox News.

Ndërsa trupat ruse po sulmojnë vendin që ajo e konsideron atdheun e saj, aktorja nuk e fshehu se sa e lumtur është që drejtohet nga dikush si presidenti Volodymyr Zelensky, për të cilin kishte vetëm fjalë lavdërimi.

"Ai e kupton luftën tonë. Ai e di që ne jemi të fortë dhe ne do të luftojmë deri në vdekje për të mbrojtur shtëpinë tonë dhe atë që është e jona. Unë dua që e gjithë bota ta shohë këtë hero të vërtetë. Ai qëndron me njerëzit e tij, i gatshëm të luftojë në terren" tha Winnick.

Ajo veçoi edhe një nga fjalitë e Volodymyr-it, të cilën e kujtoi veçanërisht dhe ku shkruhet "Ne do të luftojmë, por ju do të shihni fytyrat tona, jo shpinën".

“Është një citim fantastik, kështu i përshkruan ajo ukrainasit”, përfundoi aktorja, e cila e ka mbështetur vazhdimisht Ukrainën në profilin e saj në Instagram dhe ka ftuar të tjerët t’i bashkohen.

"Kjo nuk është vetëm një luftë për Ukrainën, por një luftë për të gjithë Evropën, për demokracinë.

Bota duhet ta ndihmojë Ukrainën për hir të njerëzimit," tha ajo, duke shtuar se donte që të gjithë të bashkohen për të ndalur luftën.

(Kosova Sot Online)