Morena Taraku reklamohet në Turqi

  • A.P /
  • 18 April 2022 - 16:21
Morena Taraku reklamohet në Turqi

Morena Taraku është një personazh që nuk para bëhet kryefjalë e portaleve në lidhje me skandale apo opinione publike, megjithatë gjithmonë arrin të fitojë vëmendje me fotot provokuese, këngëtarja shfaqet në çdo dalje të sajën shumë e kuruar.

Morena Taraku është një nga personazhet e njohur shqiptar që numëron mbi 1 milion ndjekës në profilin e saj në “Instagram”, ajo poston foto e video nga më të ndryshmet, të cilat menjëherë marrin vëmendjen e ndjekësve.

Morena nuk njihet vetëm si këngëtare apo një ‘influencer’ me postimet e saj tepër luksoze në rrjete sociale, por është gjithashtu dhe një biznesmene, madje duket se suksesi i Tarakut në këtë fushë është shumë i madh, aq sa edhe mediat turke kanë shkruar për të.

Një gjë të tillë e ka zbuluar vetë ajo, teksa ka ndarë me ndjekësit në “Insastory” një fotografi ku duket se mediat turke mbështesin biznesin e saj që është një qendër estetike në Turqi.

Image

(Kosova Sot Online)