Bora dhe Donaldi drejt altarit

  • A.P /
  • 09 May 2026 - 11:02
Bora dhe Donaldi drejt altarit

Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë folur për herë të fundit për marrëdhënien e tyre dhe planet për të ardhmen, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Donald Veshaj tregoi se çifti po mendon të kurorëzojë dashurinë me martesë këtë verë.

Ai tha se janë ende në fazë planifikimi dhe po diskutojnë detajet e ceremonisë, duke përfshirë edhe numrin e të ftuarve, pasi njëri preferon një dasmë më të madhe, ndërsa tjetri një ceremoni më intime.

Aktori u shpreh gjithashtu se çifti dëshiron të bëhet prind, por sipas tij kjo do të vijë pas martesës, duke e parë si hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre.

Sipas raportimeve, dasma pritet të mbahet në jug të Shqipërisë, pranë detit, por ende nuk ka detaje të konfirmuara zyrtarisht.

Nga ana tjetër, Bora Zemani është treguar më e rezervuar për këto lajme, duke thënë se martesa dhe shtatzënia e saj janë përfolur shpesh në publik. Ajo ka shtuar se, pavarësisht planeve, Donald Veshaj mbetet një nga personat më të rëndësishëm në jetën e saj.

Image

(Kosova Sot Online)