Rihanna ka realizuar një tatuazh të ri

  • A.P /
  • 09 May 2026 - 10:02
Rihanna ka realizuar një tatuazh të ri

Rihanna ka realizuar një tatuazh të ri, i cili është frymëzuar nga fëmijët e saj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Këngëtarja e njohur, Rihanna, ka marrë një copë letër me disa shkarravina që kishin bërë fëmijët e saj dhe ia ka dërguar një artisti tatuazhesh, i cili më pas e ka rikrijuar veprën dhe e ka vendosur si tatuazh në pjesën e pasme të gjurit të saj.

 

Me lapsa plot ngjyra, fëmijët e artistes kishin vizatuar vija në të gjithë letrën, ndërsa tatuazhi i Rihannës është realizuar vetëm me bojë të zezë, duke ruajtur formën origjinale të vizatimit të tyre.

Tani, ajo do të mbajë gjithmonë me vete krijimet e fëmijëve të saj.

(Kosova Sot Online)