A i dha Roza Lati fund beqarisë!

  • A.P /
  • 19 April 2022 - 16:13
A i dha Roza Lati fund beqarisë!

Ditën e djeshme ka qarkulluar një lajm në media se Roza Lati i ka dhënë fund beqarisë pas një batute të shkëmbyer me Monika Lubonjën gjatë programit të saj.

Por burime  pranë moderatores e kanë mohuar këtë fakt

 

Mësohet se Roza Lati i ka dhënë fund lidhjes së saj më të fundit rreth një muaj më parë.

Ajo ka qenë në lidhje prej më shumë se një viti me një djalë që nuk jetonte në Shqipëri, dhe duket se gjërat nuk kanë funksionuar në distancë.

 

Replikat në program me Monika Lubonjën

Roza Lati: Në një periudhë të jetës time kur unë kam qenë beqare e dashur Monika…

Roza: Jo, por….ooo nuk do ta nxjerr unë lajmin këtu, nuk duhet të bëhet lajmi për mua po për ty. Atëherë në një kohë të jetës time kur kam qenë beqare, kisha një kohë të gjatë beqare, edhe nuk më vinin as mesazhe, nuk më shkruante njeri.

Një shoqes time i kishin thënë “E po Roza e mirë, me kë është? Jo nuk është me njeri. Eee kushedi kë ka ajo! Jo nuk ka, pse nuk i shkruan? Ti shkruaj unë, kushedi sa i shkruajnë asaj”. Domethënë mendojnë të gjithë “Kushedi sa i shkruajnë asaj” dhe nuk shkruan asnjë.

(Kosova Sot Online)