Edhe Rita Ora ishte në finalen e Wimbledonit me të fejuarin e saj Taika Waititi

  • E.K /
  • 12 July 2022 - 13:18
Edhe Rita Ora ishte në finalen e Wimbledonit me të fejuarin e saj Taika Waititi

Rita Ora ishte veshur me një ansambël artistik ndërsa ajo dhe i fejuari Taika Waititi morën pjesë në ndeshjes finale të tenisit për meshkuj në Wimbledon të dielën.

Ylli i muzikës pop, 31 vjeçe, dukej mahnitëse në fustanin që theksonte siluetën e saj të trupit, të zbukuruar me motive pikturash me kornizë, shkruan DailyMail.

Ylli buzëqeshi teksa mbante duart me të fejuarin e saj regjisor, i cili dukej i bukur si kurrë më parë në një veshje të thjeshtë bardh e zi.

Këngëtarja e kombinoi veshjen e saj me një çantë dore të markës “Miu Miu” ngjyrë kafe dhe rriti gjatësinë e saj me një palë taka stileto.

Rita i mbërtheu flokët e saj bionde në një topuz me kaçurrela.

Ajo zgjodhi një makijazh të pastër veror, me një buzëkuq rozë koral, ndërsa për aksesorë zgjodhi një gamë stolish ari.

Taika në anën tjetër kishte veshur një këmishë të bardhë të markës “Prada” me zinxhir dhe disa pantallona të zeza.

Regjisori, 46 vjeç, e përfundoi pamjen e thjeshtë elegante me një kapele bejsbolli dhe një palë atlete.

Ata panë Novak Gjokoviçin të fitonte titullin e tij të shtatë në Wimbledon dhe të katërtin me radhë duke ardhur nga prapa për të mposhtur Nick Kyrgios në qendër të fushës.

35-vjeçari serb tani ka 21 tituj Grand Slam, një më shumë se Roger Federer dhe një më pak Rafael Nadal.

Çifti Rita dhe Taika kohët e fundit u panë bashkë edhe në premierën e filmit “Thor: Love and Thunder” në Londër të martën.

Rita i dhuroi një puthje të ëmbël në faqe të fejuarit të saj dhe regjisorit të filmit, Taika në tapetin e kuq të premierës, teksa ishte aty për t’i dhënë mbështetjen e saj.

Duke u dukur aq e adhurueshme si kurrë më parë, Rita e vështroi me dashuri Taikan teksa ecnin dorë për dore në tapetin blu të eventit të mbushur me yje.

(Kosova Sot Online)