Kim Kardashian ka zvogëluar gjoksin?

  • G.G /
  • 24 September 2022 - 10:26
Kim Kardashian ka zvogëluar gjoksin?

Paraqitja e Kim në “The Late Late Show with James Corden” ka ndezur debat në internet, pasi shikuesit me sy të mprehtë vunë re ndryshimet që trupi i saj duket se ka bërë. Kim u shfaq me një fustan argjendi,  por fansat vunë re se gjoksi i saj është më i vogël se sa dukej më parë.

Kaq u desh dhe në rrjet kanë nisur thashetheme e spekulime se Kim ka hequr implantet e gjoksit.  Megjithatë, disa nga fansat më besnikë të Kim-it, pretendojnë se një arsye tjetër qëndron pas transformimit.

Thonë se bëhet fjalë për ndryshimin që trupi i saj ka parë që nga lindja e fëmijës së tretë. Këto argumente u hodhën poshtë shpejt edhe pse Kardashian përdori një zëvendësues për fëmijën e saj të tretë. Sesi është e vërteta mbetet ta zbulojë Kim!

(Kosova Sot Online)