A është e lumtur Trixa!

  • A.P /
  • 02 January 2023 - 16:28
A është e lumtur Trixa!

Beatrix Ramosaj arriti ta marr vëmendjen e mediave rozë gjatë tërë vitit që e lamë pas, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Së  fundi ajo  ka postuar një video ku tregon se ka gatuar thjerrëza pasi në traditën hungareze kjo patë gatuhet për vit të ri. 


Tutje, këngëtarja shkruan: “Jam me një buzëqeshje të madhe në fytyrë! Mami është mirë me shëndet dhe e lumtur duke jetuar ëndrrën e saj dhe timen në Florida me shokun e saj të ngushtë Feron. Albani gjithashtu po jeton ëndrrën e tij diku në Spanjë. Kushërinjtë e mi janë me familjen, të shëndetshëm dhe të lumtur. Dhe unë po shijoj jetën vetëm për ca kohë, duke gatuar për veten, duke relflektuar me shoqen e ngushtë dhe lumturinë time Bellan. P.s: Pastrova dhe lava çdo gjë, bëra pazarin dhe i jam shumë mirënjohëse Zotit për gjithçka! Kam ushqim dhe pije në tavolinë. Jam më e lumtur se kurrë! Asgjë s’më bën më të lumtur sesa të shoh mamanë time duke qeshur”.

Image

(Kosova Sot Online)