Pas Feros edhe një tjetër këngëtar largohet nga muzika

  • A.P /
  • 23 August 2023 - 18:09
Pas Feros edhe një tjetër këngëtar largohet nga muzika

Pas reperit Fero, edhe këngëtari Noga, ka lajmëruar se do të largohet nga muzika, dhe se shkaku i këtij vendimi është pasi ai ka vendosur që t’i përkushtohet familjes, shkollimit dhe biznesit, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

 

“Popull i dashur edhe unë po tërhiqem nga muzika përgjithmonë se 17 vite karrierë që në moshën 12 vjeçare me Mc Kreshën, Lyrical Son që kam filluar.

Arsyet janë familja, shkollimi, biznesi familjar. Respekt e faleminderit shumë, Zoti ju bekoftë”, ka shkruar Noga.

(Kosova Sot Online)