Bebe Rexha: Gjithmonë kam punuar shumë

  • A.P /
  • 22 September 2023 - 20:40
Bebe Rexha: Gjithmonë kam punuar shumë

Këngëtarja me origjinë shqiptare që i ka dhënë jehonë Shqipërisë me suksesin e saj, Bebe Rexha ka pozuar për kopertinën e numrit të ri të revistës ‘Elle Brasil, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një portret tepër joshës sa edhe klas, Bebe duket një yll në faqen e parë të revistës së njohur. Ashtu si në pozat e saj, plot vetëbesim, këngëtarja ka folur për fillimin e karrierës së saj, teksa e nisi me sfidat e emigrimit të familjes nga Shqipëria në Amerikë për të nisur një jetë krejtësisht nga e para.

“Gjithmonë kam punuar shumë. Këtë e kam trashëguar nga babai im. Ai emigroi nga Shqipëria dhe iu desh të luftonte për t’u vendosur në Shtetet e Bashkuara. Kështu që mora vendosmërinë e tij dhe fillova të punoja, duke ndarë muzikën time në çdo mënyrë të mundshme. Në moshën 16-vjeçare, tashmë kisha disa këngë të shkruara dhe ua dërgoja producentëve dhe artistëve në New York, ku jetoja. I publikova edhe në Myspace dhe puna filloi të shfaqej. Unë thjesht vazhdova të shkruaja dhe të lidhesha me njerëzit. Mendoj se kjo është mënyra më e mirë për të hyrë në industri”, tha Bebe.

Image

(Kosova Sot Online)