Dafina dhe Mozzik po vijnë me një duet

  • A.P /
  • 26 September 2023 - 19:40
Dafina dhe Mozzik po vijnë me një duet

Së shpejti do të publikohet edhe bashkëpunimi i shumëpritur midis Dafina Zeqirit dhe Mozzik, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Këtë lajm e bëri me dije vetë Dafina duke publikuar një TikTok me reperin.

 

Teksa dje ajo nuk zbuloi asgjë më tepër, së fundmi krahas një fotoje me Mozzik ajo ka shkruar “Pahiri”. E me këtë na ka lënë të kuptojmë që ky është titulli i këngës së re.

Detaj tjetër që bie në sy në foto është edhe vendndodhja, në Stamboll. Si duket dyshja po e xhirojnë projektin e tyre të parë të përbashkët në Turqi.

Image

(Kosova Sot Online)