Njihuni me të dashurin e ri të Dua Lipës

  • A.P /
  • 18 January 2024 - 22:16
Njihuni me të dashurin e ri të Dua Lipës

Dua Lipa duket se ka gjetur dashurinë me aktorin britanik Callum Turner. Të dy janë parë duke u puthur në publik për herë të parë transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Fotografitë u shpërndanë nga faqe të ndryshme natën e mbrëmshme.

Thashethemet për një lidhje të mundshme qarkullojnë prej disa kohësh. Ata dolën për darkë së bashku javën e kaluar dhe këngëtarja u shfaq në një postparty të premierës së ‘Masters of the Air’, një serial i ri në të cilin mund të shihet Turner.

Aktori është i njohur për publikun e gjerë për rolet e tij në filmat Fantastic Beasts : Krimet e Grindelwald dhe Sekretet e Dumbledore. 33-vjeçari Turner ka pasur më parë një lidhje me aktoren Vanessa Kirby.

Lipa u takua me regjisorin francez Romain Gavras vitin e kaluar. Para tij, ajo ishte në lidhje me modelin Anwar Hadid.

Image


(Kosova Sot Online)