
Lexoni edhe:
Beyonce rikthehet plot shkëlqim në 'Met Gala 2026'
Aktorja e famshme e Hollywood-it, Nicole Kidman, u shfaq krah vajzës së saj 17-vjeçare, Sunday Rose, në Met Gala 2026. Ato tërhoqën gjithë vëmendjen mes spekulimeve për tensione familjare pas ndarjes nga Keith Urban, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Aktorja fituese e “Oscar”-it u paraqit si bashkëkryetare e eventit me një veshje të kuqe me xixa nga Chanel, ndërsa vajza e saj debutoi në tapetin e famshëm me një fustan rozë pa rripa nga Dior, duke reflektuar temën “Moda është Art”.
Beyonce rikthehet plot shkëlqim në 'Met Gala 2026'
Lexoni edhe:
Dyshja nënë-bijë u panë duke ecur dorë për dore, duke pozuar së bashku dhe duke shkëmbyer momente të ngrohta, duke treguar një lidhje të fortë pavarësisht zërave për probleme në familje.
Paraqitja e tyre vjen në një moment delikat, pasi raportohet se Sunday Rose ka hequr nga ndjekja në rrjetet sociale babain e saj, ndërsa qarkullojnë pretendime se ajo dhe motra e saj më e vogël janë distancuar nga ai pas ndarjes me 58-vjeçaren.
Po ashtu, mediat kanë raportuar se vajzat nuk janë të gatshme të takojnë partneren e re të këngëtarit, duke shtuar edhe më shumë spekulimet për përçarje brenda familjes.
FOTO/ Shumë elegante, Georgina Rodriguez shkëlqen me vello në Met Gala
Megjithatë, në Met Gala, çdo dramë duket se u la mënjanë, ndërsa vëmendja u përqendrua te debutimi i rëndësishëm i Sunday Rose, e cila po ndërton gjithnjë e më shumë profilin e saj në botën e modës.
Edhe pse vetëm 17 vjeçe, ajo ka marrë pjesë në sfilata për marka të njohura dhe është shfaqur në kopertina revistash, duke treguar se po ndjek gjurmët e nënës së saj në industrinë e modës dhe showbiz-it.

(Kosova Sot Online)