Luana shfaqet e emocionuar: Më keni falur emocionet më të mëdha ndonjëherë

  • E.K /
  • 09 March 2024 - 11:15
Luana shfaqet e emocionuar: Më keni falur emocionet më të mëdha ndonjëherë

Moderatorja, Luana Vjollca, dje me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ka befasuar disa gra rrugës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo shihet me zarf në duar, ku edhe ia bën secilës nga një dhuratë, për këtë datë speciale.

Në videon e publikuar Luana shfaqet e emocionuar teksa shfaqet duke i përqafuar këto gra.

“8 Marsi im i dedikohet vajzave e grave të forta e punëtore që jeta i ka sprovuar me vështirësi por ato sërish zgjedhin të luftojnë. Ju jeni heroinat e verteta! Më keni falur emocionet më të mëdha ndonjëherë… Faleminderit .”, ka shkruar Luana.

(Kosova Sot Online)