Pothuajse e panjohshme (Foto)
Iggy Azalea ka tërhequr shikimet me një veshje interesante në ahengun e ‘Sports Illustrated’
Iggy para pak kohësh i ka habitur fansat duke i ngjyrosur flokët me ngjyrë roze, ndërsa ajo është dukur pothuajse e panjohshme kur është paraqitur në qilimin e kuq të ahengut të ‘Sports Illustrated’ në Kaliforni, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Këngëtarja 25-vjeçare flokët i kishte të lidhur në majë të kokës, ndërsa trupin e saj e kishte theksuar me një kostum me ngjyrë smeraldi. Australiania nën kostum e kishte të veshur një korse të zezë nga lëkura që lejonte pamjen e dekoltesë së saj.
Ngjyra e gjallë e stofit të mëndafshtë ishte në kontrast me ngjyrën e lëkurës së fytyrës së saj, të cilën e kishte trajtuar me pak të kuq në mollëza, ndërsa në buzë kishte ngjyrë roze.
(Kosova Sot)