Kjo është arsyeja pse u bënë bashkë Nora dhe Tuna

  • A.P /
  • 02 December 2024 - 15:18
Kjo është arsyeja pse u bënë bashkë Nora dhe Tuna

Pasi kanë kaluar shumë vite pa pasur kontakte të drejtpërdrejta, Nora Istrefi dhe Altuna Sejdiu, dikur shoqe dhe më pas kunata, kanë vendosur të bashkojnë forcat për një projekt muzikor të ri, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ky rikthim pas thuajse 15 vitesh ka ngjallur shumë kuriozitet, dhe tani ato po përgatisin një bashkëpunim që pritet të jetë një goditje e madhe në industrinë muzikore.

 

Këngëtaret e njohura kanë shpërndarë një set fotografik, i cili ka tërhequr vëmendjen e publikut për shkak të veshjeve unike dhe mesazhit që ato përcjellin. Megjithatë, për fansat e tyre, nuk ka ende një datë të saktë për lansimin e projektit të shumëpritur.

Në përshkrimin e fotove që kanë postuar në Instagram, Nora dhe Tuna shprehen: “Boll e kam duruar presionin”, duke i lënë të kuptuar ndjekësve se ato janë gati për të sjellë diçka të bukur dhe të fortë.

Ky bashkëpunim mes dy yjeve të njohura po pritet me padurim nga fansat, të cilët kanë shpresë se ky rikthim do të sjellë suksese të tjera në karrierat e tyre.

(Kosova Sot Online)