Gjesti emocionon me mesazhin për Shën Valentin: E dashur ishe D

  • A.P /
  • 13 February 2025 - 23:52
Gjesti emocionon me mesazhin për Shën Valentin: E dashur ishe D

Gjesti, një prej konkurrentëve më të përfolur në Big Brother VIP Albania, nuk ndalet së tërhequri vëmendjen e publikut me veprimet e tij të papritura dhe të ndërlikuara. Pas një periudhe të paqartë me Egli Takon, marrëdhënia e tij ka lënë shumë hapësirë për spekulime dhe pyetje nga ana e shikuesve. transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Në një kthesë të papritur, drama e Gjesti-t është intensifikuar edhe më shumë pas përfshirjes së ish-partneres së tij, Xheneta Fetahu, e cila ka lënë të kuptohet se e kaluara mes tyre mund të ketë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në ngjarjet që po ndodhin brenda shtëpisë.

Dhe për të shtuar edhe më shumë mister, Gjesti ka vendosur të rikthejë në shtëpi ish-të dashurën Diezllën, me të cilën ka pasur një lidhje pesëvjeçare. Ky moment ka shkaktuar një valë spekulimesh, pasi ai ka lënë një mesazh emocionues për të: “E dashur ishe D”. Ky detaj ka shtuar më shumë tension dhe ka ngritur pyetje të reja për raportet e tij të ndërlikuara brenda shtëpisë.

(Kosova Sot Online)