Nuk flas me babanë (Foto)
Bukuroshja Brie Larson ka theksuar linjat e saj në një set fotografi të bërë nga Terry Tsiolis. Bukuroshja 26 vjeçe ka hijeshuar ballinën e revistës “ELLE”, për numrin e muajit mars. Brie – e lindur si Brianne Desaulniers, gjatë intervistës ka bërë me dije se ajo nuk e ka parë, e as nuk ka folur me të atin e saj Sylvain Desaulniers tash e dhjetë vjet.
'Kur edhe ligjërisht nuk kam pasur pse ta vizitoj më, ia kam mbathur', ka thënë Larson. 'Sikur fëmijë që isha kam provuar që ta kuptoj atë dhe ta kuptoja situatën. Porse ai vetes nuk i kishte bërë asnjë të mirë. Nuk mendoj se ai ndonjëherë kishte dashur që të bëhej prind’, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Me këtë rast Brie ka shpjeguar: 'Me të gjitha gjërat që merresha në jetën time aktuale, gjithë ai zemërim, frikën dhe dëshirat e mia – nuk jam ndjerë e lirë për t’u shprehur lirshëm, ndihesha se ishte disi si një pjesë e kodit njerëzor që kur ishim në publik, se të gjithë janë të përsosur dhe të mirë dhe jemi njerëz të mirë, se vishemi mirë dhe se pastrojmë flokët tona dhe pajtohemi me të gjitha këto zakonte apo shprehi”.
(Kosova Sot)