Bebe Rexha shfaqet me një këmishë

  • A.P /
  • 03 May 2025 - 15:09
Bebe Rexha shfaqet me një këmishë

Bebe Rexha, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një foto të re nga pasqyra, duke treguar një pamje unike dhe me stil që e karakterizon prej kohësh, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Në imazhin e publikuar në InstaStory, ajo shfaqet në një sallon bukurie, me flokët bionde të lëshuara dhe grim të lehtë, ndërsa gjithë vëmendja bie mbi këmishën xhins me dizajn “flakësh” që kalojnë nga bluja e qetë në të zezë dramatike.

Këngëtarja 34-vjeçare, e njohur për hitet si “I’m Good (Blue)” dhe “Meant to Be”, duket e relaksuar por me një qëndrim të fuqishëm, duke i qëndruar besnike stilit të saj edgy dhe të guximshëm që e ka dalluar gjithmonë në skenën ndërkombëtare.

Image

(Kosova Sot Online)