Motra e Gjestit reagon ashpër: Po keqpërdoret emri im

  • A.P /
  • 03 May 2025 - 17:00
Motra e Gjestit reagon ashpër: Po keqpërdoret emri im

Motra e artistit të njohur Gjestit, Blerina Kelmendi, ka shpërthyer në një reagim të ashpër përmes një postimi në Instagram, pas lajmeve të shumta që po qarkullojnë në rrjet lidhur me marrëdhënien e saj me Djellzën – ish-partneren e Gjestit – dhe mungesën e raportit të saj me Eglin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Në një “story” të ndarë në profilin e saj, Blerina shpreh zemërimin dhe zhgënjimin për mënyrën si emri i saj po përmendet në një histori që, sipas saj, nuk ka asnjë lidhje me realitetin. “Më vjen keq që përdoret vajza që s’ka të bëjë me këtë histori dhe i lidhin gjërat që s’kanë të bëjnë me realitetin” – shkruan ajo, duke e cilësuar situatën si “turpëruese”.

Reagimi i saj duket të jetë një kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë ndaj zërave që po aludojnë se shoqëria e saj me Djellzën ka ndikuar në distancën e saj ndaj Eglit, partneres aktuale të vëllait të saj. 

Image

(Kosova Sot Online)