
Lexoni edhe:
Rita Ora përfundon me sukses turneun e saj
Drilon Rama, vijon të jetë pjesë e lajmeve, jo vetëm për triumfin në spektakël, por edhe për zhvillimet në jetën e tij personale që po zgjojnë interes të madh në rrjete sociale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Pas përfundimit të formatit, marrëdhënia e tij me Sara Kolamin – e cila nisi brenda shtëpisë së BBVK – mbeti pezull dhe pa ndonjë deklaratë publike nga asnjëri prej tyre.
Rita Ora përfundon me sukses turneun e saj Lexoni edhe:
Megjithatë, së fundmi kanë qarkulluar disa pamje në rrjet ku Driloni shihet në shoqërinë e një vajze tjetër, duke nxitur aludime për një lidhje të re.
Pamjet janë bërë virale dhe kanë shtuar dyshimet se raporti me Sarën mund të ketë përfunduar.
Ky dyshim është thelluar edhe më shumë kur fansat vunë re se Sara ka hequr Drilonin nga lista e ndjekësve në rrjetet sociale – një veprim që u interpretua si reagim indirekt ndaj situatës.
Edhe Driloni nuk e ndjek më Sarën, duke i shtuar më tej zërat për një shkëputje të plotë mes dyshes.
(Kosova Sot Online)