
Lexoni edhe:
Gjesti sot feston ditëlindjen më i lumtur se asnjëherë
Rita Ora ka njoftuar zyrtarisht përmes Instagramit të saj se do të bashkohet me superyllin latin Ricky Martin për një turne madhështor në Australi në nëntor të vitit 2025, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në postimin që ka bërë vetëm pak orë më parë, Rita shkruan me entuziazëm: “Melbourneee! Ejani dhe digjemi DY HERË me mua dhe @ricky_martin këtë nëntor, biletat në shitje tani! #ontour”.
Gjesti sot feston ditëlindjen më i lumtur se asnjëherëLexoni edhe:
Në posterin zyrtar të ndarë me ndjekësit e saj, Ricky Martin shfaqet në një performancë energjike, duke paralajmëruar një atmosferë elektrizuese në koncertet që priten. Rita Ora është njoftuar si mysafire speciale, një bashkëpunim që ka entuziazmuar menjëherë fansat në mbarë botën.
Koncertet do të zhvillohen në qytete të ndryshme të Australisë, me këtë kalendar të konfirmuar:
01 nëntor – Melbourne, Rod Laver Arena (Të gjitha biletat e shitura)
02 nëntor – Melbourne (koncert shtesë i shtuar!)
06 nëntor – Brisbane, Entertainment Centre (Biletat e fundit)
08 nëntor – Canberra, GIO Stadium (Biletat e fundit)
10 nëntor – Sydney, Qudos Bank Arena (Biletat e fundit)
Turneu mban emrin “Ricky Martin Live – Australia 2025”, dhe është organizuar nga agjencia TEG Dainty, me informacion të plotë dhe bileta në dispozicion në faqen zyrtare: tegdainty.com.
(Kosova Sot Online)