Gjesti sot feston ditëlindjen më i lumtur se asnjëherë

  • A.P /
  • 08 May 2025 - 06:46
Gjesti sot feston ditëlindjen më i lumtur se asnjëherë

Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti, sot më shumë se kurrë ka arsye për të qenë i lumtur. Këtë të enjte, Gjesti feston ditëlindjen dhe mbush plot 25 pranvera, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Ky vit e gjen Gjestin më të suksesshëm se kurrë më parë. Vetëm pak javë më parë, ai u shpall fituesi i merituar i Big Brother Albania VIP, ndërsa tani po vazhdon me një agjendë të ngarkuar koncertesh që e presin anembanë, pa lënë anash as projektet muzikore të reja.

 

Por mbi të gjitha, ajo që e bën këtë përvjetor të veçantë për Gjestin, është dashuria e madhe e publikut, një ndjenjë që rrallëkush ka fatin ta përjetojë në këtë mënyrë.

Urime ditëlindjen, Gjesti! Shëndet, suksese dhe shumë dritë në çdo hap të rrugëtimit tënd artistik!

(Kosova Sot Online)