
Lexoni edhe:
Olta Gixhari tregon pse dikur qante poshtë jorganit
Pas suksesit në Linz, artisti i njohur shqiptar Gjesti ka vazhduar turneun e tij muzikor me një koncert mbresëlënës në Vjenë të Austrisë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".
Në një sallë të mbushur plot, publiku e priti Gjestin me duartrokitje dhe brohoritje entuziaste, duke kënduar së bashku me të pothuajse çdo këngë.
Olta Gixhari tregon pse dikur qante poshtë jorganitLexoni edhe:
Atmosfera ishte elektrizuese, ndërsa energjia e artistit dhe përkushtimi i publikut krijuan një natë të paharrueshme për të gjithë të pranishmit. Me performancën e tij, Gjesti dëshmoi edhe një herë se arti i tij prek zemrat e publikut kudo që shkon.
Me Gjestin ka puls edhe Vjena e Austrisë, kështu u shprehën fansat pas koncertit, duke konfirmuar se ky turne po shndërrohet në një sukses të padiskutueshëm në diasporë.
(Kosova Sot Online)