
Lexoni edhe:
Gjesti kërcen me qenin nën ritmet e 'Dami un grr'
Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe u përball me një nga surprizat më të ndjera: një mesazh nga motra e saj, Blerta, e cila prej vitesh jeton në SHBA, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Duket se nuk ka as sukses, as skenë, që ta zëvendësojë lidhjen mes motrave. Blerta e nisi mesazhin si një fanse që e njeh mirë Aurelën si artiste: “Më ka habitur gjithmonë thjeshtësia jote. Edhe kur suksesi të prekte qiellin, ti mbeteshe me këmbë në tokë.”
Gjesti kërcen me qenin nën ritmet e 'Dami un grr'Lexoni edhe:
Por pastaj, fjalët morën tjetër peshë. Me një rrëfim të sinqertë, Blerta kujtoi se si Aurela i kishte vendosur emrin para se të lindte dhe si e kishte mbajtur gjithmonë pranë: nga fustanet, tek kërcimet, e deri në koncertet me publik.
Kulmi emocional? Një histori që Aurela s’e kishte dëgjuar kurrë më parë.
“Kur ika në Amerikë, 15 vjeçe, stopi im i parë ishte Budapest. Kur të dëgjova në telefon, kuptova që kishe qarë… Unë atë natë fjeta me rrobat që u nisa nga Tirana, sepse nuk e dija kur do ju shihja më. Nuk e konceptoja dot jetën pa ty.”
Fjalë që nuk i thotë dot kushdo. Fjalë që tregojnë se pas një zëri të fuqishëm e një skene të ndezur, jeton një zemër që preket thellë nga dashuria familjare.
(Kosova Sot Online)