Dua dhe Callum shfaqin afrimitetin e tyre

  • A.P /
  • 01 July 2025 - 10:00
Dua dhe Callum shfaqin afrimitetin e tyre

Dua Lipa dhe i fejuari i saj, Callum Turner, po shijojnë pushimet bashkë në Amalfi të Italisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pas përfundimit të turit evropian dhe pak para se të nisë turin amerikan, Dua ka vendosur të pushojë ca ditë pranë të dashurit të saj.

 

Lidhja e tyre, që sa shkon e forcohet, po shoqërohet me momente spontane dhe tejet romantike.

Çifti u panë në mes të detit, duke u puthur e përqafuar, mbi një shtrat gome.

Duket se kanë zgjedhur të shijojnë diellin dhe njëri-tjetrin në mënyrë shumë të thjeshtë. Ky moment unik vjen pas atij të disa muajve më parë, kur Dua dhe Callum u panë nga paparacit duke vallëzuar në mes të rrugës në Paris.

Image

(Kosova Sot Online)