Rita Ora ndez gjithçka me 'Heat'

  • A.P /
  • 02 July 2025 - 11:23
Rita Ora ndez gjithçka me 'Heat'

Rita Ora ka nisur verën me një shpërthim, kënga e re “Heat” është një himn energjie, guximi dhe feminiteti, publikuar në të njëjtën ditë me performancën e saj në World Pride Music Festival në Washington D.C, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Me këtë këngë, Rita hap një kapitull të ri artistik, më e çliruar dhe më e vërtetë se kurrë. “Më duhej të shpërtheja,” rrëfen ajo, duke e cilësuar “Heat” si hyrjen ideale në botën e saj të re kreative.

Publikimi gjatë Muajit të Krenarisë ishte një zgjedhje e qëllimshme, për të nderuar komunitetin LGBTQIA+ që, sipas saj, ka qenë gjithnjë burim frymëzimi dhe mbështetjeje.

Por “Heat” është vetëm fillimi. Rita po përgatit një album të ri, projekte në kinematografi përfshirë rolin e saj si mbretëreshë e keqe në “Descendants: Wicked Wonderland” dhe po zgjeron linjën e produkteve për kujdesin ndaj flokëve.

Nga CD-të në BRIT Billion Award, ajo mbetet një ikonë që s’e harron prejardhjen: “Jam vajza e prindërve emigrantë dhe dua ta tregoj këtë histori me zë të lartë. Të jesh ndryshe është superfuqi.”

Image


(Kosova Sot Online)