Egli dhe motra e Gjestit 'kapen’ në rrjetet sociale

  • A.P /
  • 21 July 2025 - 09:42
Egli dhe motra e Gjestit 'kapen’ në rrjetet sociale

Një shkëmbim i pazakontë videosh në rrjetet sociale ka rikthyer në vëmendje tensionet e heshtura mes Egli Takos dhe familjarëve të Gjestit, me të cilin ajo pati një raport të afërt gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania 4”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjithçka nisi kur Egli publikoi një video në Instagram, ku shihet duke mbajtur në dorë një lodër të quajtur “Labubu”.Ajo pyet ndjekësit:

Ju kujton dikë?

Image

 

Kjo deklaratë e shkurtër u interpretua menjëherë nga fansat si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj Gjestit, duke ngritur dyshime për një përçarje apo tension mes tyre.

Nuk kaloi shumë dhe erdhi reagimi. Motra e Gjestit, Blerina, postoi një video ku shfaqet me një lodër në formë gomari dhe e shoqëron me fjalinë:

Image

Çka është kjo?

-dhe më pas shton:

Sa njeriu është si ky

-një koment që u pa nga ndjekësit si një përgjigje e koduar dhe ironike ndaj postimit të Eglit.

(Kosova Sot Online)