Ja ku do të jetojnë Teuta Rugova me bashkëshortin

  • A.P /
  • 28 July 2025 - 10:00
 Ja ku do të jetojnë Teuta Rugova me bashkëshortin

Vetëm pak ditë pas dasmës që u përshkua nga eleganca, emocionet dhe tradita shqiptare, Teuta Rugova, vajza e ish-Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe bashkëshorti i saj Agron Gjeloshi, kanë marrë një vendim të rëndësishëm për jetën e tyre bashkëshortore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Çifti ka vendosur që jetën e përbashkët ta vazhdojë në Zvicër, ku Agron Gjeloshi ka qenë i vendosur prej vitesh dhe është aktiv profesionalisht.

Ata kanë jetuar së bashku në Zvicër për rreth një vit para martesës, ndërsa tashmë kanë vendosur ta formalizojnë jetën e tyre në këtë shtet.

Dasma madhështore u mbajt në Prishtinë dhe mblodhi familjarë, miq të ngushtë, figura publike e personalitete të njohura, të cilët festuan me çiftin në një atmosferë intime dhe të rafinuar.

Pamja e Teutës u komentua gjerësisht në rrjetet sociale, ku u vlerësua për stilin klasik dhe elegancën që përçoi gjatë gjithë ceremonisë.

Image

(Kosova Sot Online)