
Lexoni edhe:
'Nervozohet' Gresa: Shpend Ahmetit duart iu thafshin që e ka shëmtu Prishtinën
Aktori Macaulay Culkin ka sqaruar disa nga thashethemet më të famshme rreth filmit ikonë “Home Alone”, që e bëri të njohur para 35 vjetësh, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në një intervistë të rrallë për emisionin “Hot Ones” në YouTube, aktori 44-vjeçar rrëfeu prapaskenat dhe momentet që kanë ngjallur debat për dekada.
'Nervozohet' Gresa: Shpend Ahmetit duart iu thafshin që e ka shëmtu PrishtinënLexoni edhe:
Culkin mohoi zërat se kishte improvizuar frazën e famshme “Ju dorëzoheni? Apo keni etje për më shumë?”, por pranoi se një tjetër moment, kur i thotë punonjësit të dyqanit “Sepse je i huaj”, ishte plotësisht i improvizuar prej tij, transmeton DailyMail.
Ai konfirmoi gjithashtu se fotografia e “të dashurës së Buzz-it” në fakt nuk ishte e një vajze, por e një djali të maskuar nga ekipi i filmit, për të shmangur talljen ndaj vajzave.
Një tjetër zbulim i Culkin ishte dublanti i tij në film, një burrë 30-vjeçar i quajtur Larry, të cilin ai e kishte marrë për një 13-vjeçar.
Aktori rrëfeu një skenë të rrezikshme ku rafti u shemb mbi të dhe që duhej të xhirohej disa herë, duke u lutur që “mos të ndodhte gjë me Larry-n”.
Në intervistë, Culkin foli edhe për një rol që kishte refuzuar pa e kuptuar rëndësinë e tij, atë të protagonistit në filmin “Rushmore” të regjisorit Wes Anderson.
Ai pranoi se ishte penduar për këtë vendim, duke thënë: “Kur e gjeta më vonë mes letrave të vjetra, thashë ‘Oh, dreq!’”.
Culkin, i cili u tërhoq nga aktrimi në vitin 1994 pas suksesit me “Richie Rich”, tregoi se i ishte përkushtuar jetës personale për disa vite, para se të rikthehej në vitin 2003 me filmin “Party Monster”.
(Kosova Sot Online)