Ja ku u panë së bashku Adrola dhe Capital T

  • A.P /
  • 13 August 2025 - 12:12
Ja ku u panë së bashku Adrola dhe Capital T

Reperi Capital T dhe modelja Adrola Dushi janë në qendër të vëmendjes për një histori dashurie që nuk është konfirmuar zyrtarisht, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Të dy kanë deklaruar se janë thjesht miq të mirë, duke ruajtur rezervën ndaj jetës private.

 

Megjithatë, disa ngjarje të fundit kanë rihapur thashethemet. Pak javë më parë, Adrola u kthye nga Kroacia vetëm 24 orë para koncertit të Capital T në Prishtinë, për ta mbështetur në skenë.

Së fundmi, një foto që po qarkullon në rrjet tregon Capital T dhe Adrolën duke drekuar së bashku, në shoqërinë e djalit të saj dhe nënës së reperit  një moment familjar që ngjalli dyshime për natyrën e lidhjes së tyre.

Image

(Kosova Sot Online)