
Lexoni edhe:
Van Damme del me mesazh: Kam humbur një mik të madh
Një tjetër yll i Hollywood-it ka zbuluar se emri i saj është shqiptuar gabimisht gjatë gjithë kohës. Aktorja Kirsten Dunst, së fundmi, në një video të publikuar në TikTok, ka sqaruar se si në të vërtetë duhet të shqiptohet emri i saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Van Damme del me mesazh: Kam humbur një mik të madhLexoni edhe:
“Mendoj se të gjithë ma shqiptojnë gabim emrin, ndaj e kam lënë pas dore. Nuk më intereson më”-thotë ajo në videon e shpërndarë nga revista Town & Country. Aktorja shtoi se përgjigjet në çdo version, megjithëse shqiptimi i saktë është ‘Kirr-sten’.
“Nuk i fajësoj njerëzit. Për shembull, në Angli pothuajse kurrë nuk e shqiptojnë saktë. Madje edhe kolegët në xhirime e kanë gabuar shpesh. Në filmin e fundit, të gjithë më quanin ndryshe, kishte suedezë, kishte edhe hungarezë. Thjesht dorëzohesh”.
Së shpejti, aktoren do ta shohim në filmin Roofman, ku Channing Tatum interpreton një ish-ranger të ushtrisë amerikane dhe baba në vështirësi, i cili fillon të grabisë restorante McDonald’s duke hapur vrima në çatitë e tyre gjë që i solli nofkën “Roofman”. Filmi pritet të dalë në kinema më 10 tetor.
(Kosova Sot Online)