'Hyremi' ka shkëlqyer për ditëlindjen e saj të 42-të

  • A.P /
  • 26 August 2025 - 15:15
'Hyremi' ka shkëlqyer për ditëlindjen e saj të 42-të

Meryem Uzerli, e njohur për rolin e saj si Hyrrem në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”, festoi ditëlindjen e saj të 42-të, duke shkëlqyer në festë me një fustan luksoz ngjyrë ari, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 

Aktorja ndau me ndjekësit e saj disa foto nga festa.

Ashtu si personazhi i saj në ekran që adhuron luksin, edhe këtë herë Meryem e përshtati stilin e festës me tone të arta. Ylli kishte veshur një fustan të gjatë ngjyrë ari që theksonte siluetën e saj elegante, flokët i kishte kapur bisht poshtë dhe kishte zgjedhur një grim të lehtë.

Fansat lanë komente të ngrohta për të: “Hyrrem është rikthyer!”, “Një sultaneshë e vërtetë!”, “Gjithmonë mbetesh kaq e bukur dhe magjepsëse.”

Për informacion, Meryem është nënë e dy vajzave: Lara 11-vjeçare nga biznesmeni turk Can Ateş, dhe Lili Koi 4-vjeçare, vajzë e një sipërmarrësi amerikan, identitetin e të cilit ajo nuk e ka zbuluar. Megjithatë, në vitin 2022 u raportua se çifti ishte ndarë.

Image

(Kosova Sot Online)