
Lexoni edhe:
Kim Kardashian e ka bërë hapin për t’u bërë avokate
Shtëpia ku Marilyn Monroe kaloi ditët e fundit të jetës së saj në Los Anxhelos është në rrezik të shembet, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Pronat aktuale, Brinah Milstein dhe Roy Bank, kërkuan leje për ta rrënuar ndërtesën, të cilën e blenë në vitin 2023 për 8.4 milionë dollarë. Ata duan ta bashkojnë shtëpinë me pronën e tyre.
Kim Kardashian e ka bërë hapin për t’u bërë avokateLexoni edhe:
Pas kërkesës për rrënim, konservatorët kulturorë arritën ta shpallin shtëpinë si monument historik, duke ndaluar përkohësisht shembjen. Tani, Milstein dhe Bank presin një vendim nga Gjykata e Lartë e Qarkut të Los Anxhelosit për të parë nëse mund të vazhdojnë me planet e tyre.
Në një përpjekje për ta ruajtur ndërtesën, ata propozuan që shtëpia të zhvendoset në një vend publik për të shmangur shqetësimet nga turistët dhe përdorimin e dronëve që cenojnë privatësinë e tyre.
(Kosova Sot Online)