Parashqevi Simaku emocionon me dedikimin për djalin

  • A.P /
  • 02 September 2025 - 08:02
Parashqevi Simaku emocionon me dedikimin për djalin

Parashqevi Simaku, e rikthyer së fundmi në vëmendjen e publikut, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".ka festuar ditëlindjen e 59, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

 

Në postimin e saj, Simaku shkruan se çdo nënë ëndërron të urohet dhe përqafohet nga fëmijët e saj në ditëlindje, fat që ajo nuk e ka, pasi Luke, sipas sipas saj, ndoshta nuk i di as datën e ditëlindjes.

“Sot, në ditëlindjen time të 59, zemra ime është e mbushur me mall për ty. Çdo nënë, kur zgjohet në mëngjesin e ditëlindjes së saj, ëndërron që fëmija ta përqafojë dhe t’i thotë: ‘Gëzuar ditëlindjen, nëna ime!’ Sa shumë do të doja ta dëgjoja këtë nga ti… Por e di që ti as nuk e di kur është ditëlindja ime, dhe kjo më dhemb thellë.

Megjithatë, zemra ime rreh gjithmonë me ty, ashtu si atëherë kur ishe në barkun tim, edhe sot, në çdo frymë të jetës sime. Edhe pse jemi larg, ti je gjithmonë pjesë e imja, drita dhe shpresa ime. Të dua pafund, Luke”, ka shkruar Simaku në postimin e saj.

Image

(Kosova Sot Online)