
Lexoni edhe:
Cardi B lirohet nga akuzat për sulmin ndaj një roje
ktorja e famshme e Hollywood-it, Jennifer Aniston, ka folur së fundmi për procedurat mjekësore që ka bërë. Ylli 56-vjeçar i serialit “Friends”, e cila njihet për pamjen e saj që sfidon moshën dhe trupin e tonifikuar, ka treguar regjimin e saj të bukurisë në numrin e fundit të “Glamour”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Cardi B lirohet nga akuzat për sulmin ndaj një rojeLexoni edhe:
Aniston nuk ishte e vetme në intervistë, pasi iu bashkuan kolegët e saj në “Morning Show”, Reese Witherspoon, Marion Cotillard, Karen Pittman dhe Nicole Beharie.
Teksa po bisedonte me Cotillard, ajo pranoi se kishte bërë ‘trajtime fytyre, lazer dhe të gjitha ato gjërat e mira’.
Megjithatë, 56-vjeçarja nuk pranoi se kishte bërë operacione plastike, për të cilat është spekuluar jo vetëm sepse duket kaq rinore, por edhe sepse u pa jashtë zyrës së një kirurgu plastik në Connecticut, me shoqen e saj Sandra Bullock vitin e kaluar.
Qendra në fjalë është e specializuar për ngritje fytyre dhe operacione hunde, megjithëse ofrojnë edhe Botox dhe injeksione të tjera si Kybella.
Kur kolegia e saj Marion Cotillard, 49 vjeç, e komplimentoi për plakjen “me hijeshi”, ylli i “Friends” e falënderoi dhe tha:
“Kjo do të thotë shumë për mua dhe mendoj se sa i përket plakjes me hijeshi, kam një burim të përjetshëm optimizmi dhe pozitiviteti. Quajeni rini nëse doni”.
56-vjeçarja gjithashtu tregoi edhe rreth ushtrimeve që një person duhet të bëjë duke shtuar:
“Por mendoj se gjithçka fillon me mënyrën se si e duam trupin tonë dhe e duam veten”.
Aktorja e famshme vazhdoi të pranonte se ajo “e mirëmban” pamjen e saj me “trajtime fytyre dhe lazer”.
“Dua të them, unë mirëmbahem. Nuk do t’i lejoj këto flokë të thinjur të më pushtojnë, shtoi ajo. Është perspektivë dhe gjithashtu të dish që ky është trupi ynë, është një mënyrë e të menduarit”, tha fituesja e “Golden Globe”.
Aniston ka pranuar se ka bërë Botox në të kaluarën, por shtoi se nuk ishte për të.
(Kosova Sot Online)