Zbulohet vendi ku Taylor Swift do të martohet

  • A.P /
  • 04 September 2025 - 14:31
Zbulohet vendi ku Taylor Swift do të martohet

Pak ditë më parë, bëri bujë postimi i Taylor Swift dhe Travis Kelce në rrjetet sociale, ku zbuluan se ishin fejuar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

E tani duket se është zbuluar vendi se ku ata do të martohen.

 

Duke cituar një burim, “Page Six” shkruan se ata do të martohen në Rhode Island dhe kanë dasmën e kanë planifikuar për vitin e ardhshëm.

“Ata do të martohen verën e ardhshme në Rhode Island. Ajo është me nxitim për të pasur fëmijë”, ka thënë një mik i tyre për mediat e huaja.

Ndërkohë thuhet se Guvernatori i Rhode Island, Dan McKee, po e mbështet çiftin në zgjedhjen e shtetit të tyre për ceremoninë.

“Rhode Island ka disa nga vendet më të mira të dasmave në botë, thjesht po e them”, tha McKee në një postim të rishfaqur në mediat sociale javën e kaluar.

Shtëpia e Taylor Swift në lagjen Watch Hill të Westerly është aktualisht duke u rinovuar, sipas “Providence Journal”. Këngëtarja e famshme e bleu shtëpinë në vitin 2013 për 17.5 milionë dollarë.

Ajo ka tetë dhoma gjumi, 10 banja dhe shtrihet në 13 hektarë tokë me kopshte dhe një pishinë. Shtëpia u bë e famshme nga festat luksoze të Taylor Swift për Ditën e Pavarësisë.

Aktorja e njohur shtatzënë për herë të parë, mahnit të gjithë në tapetin e kuq

Nuk është e qartë nëse dasma do të zhvillohet në shtëpinë e Swift apo diku tjetër në zonë. Siç zbuloi më parë “Page Six”, çifti po planifikon një ceremoni “private” me familjen dhe miqtë e ngushtë.

“Do të jetë më e thjeshtë nga sa mendojnë njerëzit”, tha burimi.

Fituesja e çmimit Grammy dhe kampioni i Super Bowl njoftuan fejesën e tyre më 26 gusht me një seri fotosh në oborrin e shtëpisë së Kelsey.

Image

(Kosova Sot Online)