Çka po planifikojnë Luizi dhe Kiara?

  • A.P /
  • 05 September 2025 - 08:00
Çka po planifikojnë Luizi dhe Kiara?

Këngëtari dhe fituesi i Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli, ka zbuluar se shumë shpejt do të nisë xhirimet për një film të ri, duke ngjallur kuriozitet tek fansat e tij, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Lajmin e bëri të ditur vetë ai përmes një videoje të publikuar në InstaStory, ku ndau emocionet dhe entuziazmin për projektin e ri me ndjekësit e tij besnikë.

 

Luizi tregoi se filmi nuk do të përqendrohet vetëm tek ai, duke lënë të kuptohet se në kastin e aktorëve do të jenë edhe emra të tjerë të njohur, duke shtuar një dimension të veçantë për publikun.

Ai gjithashtu konfirmoi se bashkëshortja e tij, Kiara Tito, do të marrë pjesë në këtë projekt:

“Së shpejti fillojnë xhirimet e filmit. Do të shihni një Luiz si asnjëherë më parë, por edhe një Kiarë… ç’të them unë për ty… dhe shumë të tjerë”, u shpreh ai në videon e postuar.

Image
Image

(Kosova Sot Online)